Haxhiu në Malmo: Bën thirrje për regjistrimin e mërgatës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vizitës në Berlin ka vazhduar për në Malmo, atje ku priti në takim vajza dhe gra, mbështetëse të Lëvizjes.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu bëri të ditur se në këtë takim si temë diskutimi kishte thirrjen për marrjen pjesë të mërgatës në regjistrimin e popullsisë.
Ndër tjerash, Haxhiu potencoi se si temë diskutimi kishte edhe dhunën e femicidin.
“Në këtë takim të përzemërt, folëm për regjistrimin e popullsisë si thirrje për regjistrim të mërgatës sonë, për reformat e Qeverisë, sidomos për veprimet e masat që i kemi ndërmarrë në raport me vajzat dhe gratë por edhe për rregullimin e nënshtetësisë, e po ashtu edhe për dhunën e femicidin, politikat që ndërlidhen me edukim, pavarësi financiare, rehabilitim e ndëshkim”, ka shkruar Haxhiu.