Haxhiu në Skenderaj dhe Drenas: Mbështetje e jashtëzakonshme për Bedri Hamzën kryeministër

15 janar 2025 | 00:12

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Bekim Haxhiu, sontë ishtë në vizitë në disa fshatra të Skenderajt dhe Drenasit, ku shpalosën platformën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Haxhiu tregon se morën mbështetje të jashtëzakonshme për ta zhvilluar Kosovën me Bedri Hamzën kryeministër.

Ndër të tjera ai thotë se ky angazhim i qytetarëve i motivon që të punojnë për një të ardhmemë të mirë.

Postimi i plotë:

Sonte ishim në fshatin Prellofc dhe Baks të Skenderajit, si dhe në fshatin Polluzhë të Drenasit, ku shpalosëm platformën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza.

Nga këtu morëm mbështetje të jashtëzakonshme, mobilizim i fuqishëm qytetarë si asnjëherë më parë, për ta zhvilluar Kosovën me Bedri Hamzën kryeministër.

Ky angazhim i qytetarëve na motivon më shumë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku mundësitë për secilin do të jenë të barabarta. Do të ecim përpara bashkë, duke e realizuar vizionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe të begatë.

#PDK131 #mamirë
#BedriHamzaKryeministër
#BekimHaxhiuKamishi109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek…