Haxhiu: Në të kaluarën janë dhënë lista me emra për të kaluar Provimin e Jurispodencës

19 nëntor 2021 | 13:43

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se duhet të bëhet një analizë e detajuar në lidhje me organizimin e Provimit të Jurispodencës.

Para deputetëve, ajo ka thënë se kjo analizë duhet të bëhet përmes adresimit të koncept-dokumentit që vlerëson se cilat janë pengesat në organizimin e Provimit të Jurispodencës.

Sipas saj, në të kaluarën ka pasur ndërhyrje tek komisioni për Provimin e Jurispodencës. “Ka pasur anëtarë të komisioneve kur vet e kanë pranuar që u janë dhënë lista me emra të kandidatëve për t’i kaluar”, ka thënë ajo, duke shtuar se tashmë nuk ndodhë nj gjë e tillë.

“Për herë të parë ka ndodhur që askush nga anëtarët s’ka pasur lista në duar me emra të kandidatëve për që është dashur ta kalojnë Provimin e Jurispodencës”, ka thënë Haxhiu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e zhdukjes së tenistes kineze Shuai Peng është kthyer…