Haxhiu në Vjenë: Diaspora po i beson Bedri Hamzës, trashëgimtarit politik të Hashim Thaçit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se në Vjenë të Austrisë kanë shpalosur vizionin e PDK-së, derisa thotë se diaspora ka dhënë kontribut jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, për ndërtimin dhe zhvillimin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fati i tyre është i lidhur me Kosovën dhe ata sot janë të shqetësuar për Kosovën të cilën e menduan ndryshe, ashtu siç ju premtoi Kurti, por ai mashtroi e solli Kosovën nën sanksione.
Postimi i tij i plotë:
Në Vjenë të Austrisë në takim me bashkatdhetarë shpalosëm vizionin e PDK- së, vizionin e kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.
Diaspora jonë dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, për ndërtimin dhe zhvillimin e saj.
Fati i tyre është i lidhur me fatin e Kosovës. Edhe sot ata janë të shqetësuar për Kosovën të cilën e menduan ndryshe, ashtu siç ju premtoi Kurti, por ai mashtroi e solli Kosovën nën sanksione, nuk solli asnjë njohje për 4 vite dhe po luan me ndjenjat e tyre duke e përdorur Veriun si kartën e tij të vetme për të mbetur në pushtet. E harroi bashkimin kombëtar që ua prezantonte si ide, duke luajtur me ndjenjat e tyre.
Sot diaspora po i beson Bedri Hamzës, trashëgimtarit politik të Hashim Thaçit me të cilin realizuan projekte të mëdha për ndërtimin e Kosovës.
Mbështetja e diasporës për Bedri Hamzën është votë për një Kosovë më të mirë, me të zhvilluar.
Ata i besojnë njeriut të dëshmuar e jo fjalëve boshe.
Ju presim në Kosovën më të mirë me Bedri Hamzën kryeministër.