![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/haxhiu.jpg)
Haxhiu nënshkruan udhëzimin administrativ për Fondin Emergjent për Nevojat e Viktimave
12 shkurt 2025
| 13:48
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se ka nënshkruar udhëzimin administrativ, me anë të së cilit krijohet Fondi Emergjent për Nevojat e Viktimave.
Ajo ka thënë se ky fond ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.
“Po ashtu, ky mekanizëm garanton që ndihma për viktimat e dhunës të ofrohet në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë”, ka thënë Haxhiu.