Haxhiu: Nëse humbjet e Trustit janë 90 milionë euro, qytetarëve t’i mundësohet tërheqja e mjeteve

04 mars 2022 | 15:43

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se propozimi i tij për ritërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka marrë formën e projektligjit.

“Kategorizimi ka marrë formën e nismës ligjore që e kam proceduar në kuvend dhe po presim deklaratën financiare që është obligim i qeverisë”, është shprehur Haxhiu në emisionin “Portofol” në “Klan Kosova FM”.

Ai ka thënë se nëse  humbjet e Trustit janë 90 milionë, atëherë qytetarëve duhet t’u mundësohet t’i tërheqin mjetet.

“Pas ngritjes së çmimeve, qytetarëve duhet t’u mundësohet që t’i tërheqin këto mjete. Nëse humbja ka qenë 90 milionë euro tash, është mirë që këto mjete ato t’i kenë në duar për ta përballuar krizën”, ka thënë Haxhiu, duke shpjeguar edhe kategorizimin e tërheqjes se mjeteve.

“Ata që i kanë më pak se 10 mijë euro kursime kanë të drejtë t’i tërheqin 30 për qind. Ata që kanë nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999, 25 për qind. Ata që i kanë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999, 20 për qind. Ata me 30 mijë deri në 39 mijë e 999, 15 për qind dhe personat me mbi 40 mijë kanë të drejtë që t’i tërheqin 10 për qind”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është e sigurt se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla…