
Haxhiu: Nëse opozita refuzon konstituimin e Kuvendit, shkojmë në zgjedhje
25 prill 2025
| 11:38
Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Është e rëndësishme të konstituohet Kuvendi i Kosovës. LV-ja tashmë e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, duket se ka mungesë të vullnetit të konstituohet Kuvendit, por ne jemi të gatshëm t’i presim partitë politike, të flasim me to për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Haxhiu.