Haxhiu nga Mitrovica: Me Bedri Hamzën Kryeministër, një e ardhme më e sigurt për Kosovën

30 janar 2025 | 22:12

“Me Bedri Hamzën Kryeministër, do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Të ardhme të sigurt për fëmijët e Kosovës, mirëqenie dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët”, ka shkruar ai.

Haxhiu ka thënë se mitrovicasit historikisht kanë udhëhequr proceset shtetformuese, duke iu besuar liderëve të sinqertë, të aftë, atdhetarë, që e mbajnë fjalën dhe që nuk improvizojnë.

Postimi i tij i plotë:

Mitrovicë

Mitrovicasit historikisht kanë udhëhequr proceset shtetformuese, duke iu besuar liderëve të sinqertë, të aftë, atdhetarë, që e mbajnë fjalën dhe që nuk improvizojnë.

Të vetëdijshëm për fatin e qytetit të tyre dhe për sigurinë e përhershme, ata njëzëri i thanë sot PO vizionit dhe platformës së kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza.

#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#MemliKrasniqi2
#BekimHaxhiuKamishi109

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka…