Haxhiu ngre alarmin: Pacientët po detyrohen të blejnë edhe penjë për operacion

27 nëntor 2024 | 20:48

Deputeti Bekim Haxhiu i shqetësuar ka shkruar për pakënaqësitë e stafit shëndetësorë që sipas tij po injorohen nga SHSKUK.

Nuk mjafton me kaq, ai ngreu alarmin se pacientët po detyrohen të blejnë edhe penjë për operacion.

Haxhiu kritikon qeverinë që sic thotë ai po propagandon e mashtron.

Postimi i plotë:

Me qindra probleme në shëndetësi, pakënaqësi të puntorëve shëndetësorë të cilët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu siç protestuan puntorët e sigurimit në ShSKUK, ndërsa Bordi Drejtues i ShSKUK-së nuk i shqyrton në mbledhjen e sotme që zgjati 15-20 minuta.
Bordi zgjodhi të neglizhojë ankesat e puntorëve shëndetësorë, stafit mbështetës e administrativ dhe puntorëve të sigurimit.

Për ankesat e pacientëve çdo ditë informohem nga vetë qytetarët sikurse mesazhi më poshtë ku qytetarët detyrohen të blejnë penjë për operacion, kontrastin për CT dhe procedura invazive kardiologjike.
Propagandën dhe mashtrimin qeveritar e demanton realiteti i hidhur i gjendjes së keqe në shëndetësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, na flet për një pjesë…