Haxhiu: Noterët, përmbaruesit dhe ndërmjetësuesit s’do t’i lejojmë të abuzojnë me detyrat e tyre
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo ministri e ka për obligim të mbikëqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve.
Ajo ka thënë se nuk do t’i tolerojë që noterët, përmbaruesit dhe ndërmjetësuesit që të abuzojnë me detyrat e tyre.
“Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikëqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve. Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë. I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën. Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave. Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/