Haxhiu: Pas reagimit tim për plaçkitjen e mësimdhënësve, MAShT-i merr vendim pozitiv
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) për marrjen e një vendimi
Haxhiu: Pas reagimit tim për plaçkitjen e mësimdhënësve, MAShT-i merr vendim pozitiv
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) për marrjen e një vendimi pozitiv që ka të bëjë më ngritjen e cilësisë në arsim.
Sipas Haxhiut, ky vendim ka ardhur pas reagimit të saj për plaçkitjen e mësimdhënësve nga një organizatë joqeveritare.
“Pas reagimit tim për plaçkitjen e mësimdhënësve nga DRIT- OJQ ( që udhëhiqet nga motra e Arberije Nagavcit), MAShT-i merr një veprim pozitiv. Mësimdhënës të dashur punë të mbarë dhe shumë suksese në objektivin tonë të përbashkët, ngritjen e cilësisë në arsim”, ka shkruar haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/