Haxhiu pasi Kurti priti kryeministrin e Maqedonisë: Marri, hipokrizi dhe tradhti
18 nëntor 2024
| 14:27
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit i bëri pritje shtetërore homologut të tij maqedonas, Mickoski.
Haxhiu e ka quajtur hipokrizi dhe tradhti këtë veprim të Kurtit.
“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhti!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.