Haxhiu: Pasurisë së sekuestruar po i humb vlera, Ligji për Byronë duhet të miratohet

11 maj 2023 | 10:56

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë hasur në një varg sfidash sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Këto komente ajo i ka bërë në tryezën e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ku është diskutuar mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Haxhiu ka kërkuar bashkëpunim të të gjitha institucioneve në mënyrë që të forcohet Agjencia.

Madje, ajo ka thënë se pret që të miratohet Ligji për Byronë në mënyrë që të gjithë ata që nuk mund ta arsyetojnë pasurinë t’u konfiskohet.

Haxhiu ka thënë se brenga më e madhe mbetet se pasuria e sekuestruara po mbetet me vite të tëra dhe po i humb vlera, raporton “EO”.

“Është e rëndësishme që jemi mbledhur këtu, ngase kemi hasur sfida në adresimin e çështjeve për pasurinë e konfiskuar dhe sekuestruara. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përpjekur që të i adresojmë sfidat. Por duhet bashkëpunim që ta fuqizojmë Agjencinë”.

“Jam optimiste që Ligji për Byronë do të mundësojë që e gjithë pasuria që nuk mund të arsyetohet të konfiskohet. Është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim ndërmjet policisë, prokurorisë dhe gjykatave. Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin e Fondit të konfiskim që mjetet të destinohen për grupet e margjinalizuara”.

“Brenga më e madhe shumë pasur që janë ekspertuara po mbesin për vite të tëra dhe po përballemi me situata kur po humbin vlerën. Uroj që thyeza sot ë identifikojmë sfida që i kemi hasur në praktikë e që ta fuqizojë bashkëpunimin në praktikë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se përdorimi i mjeteve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale që janë konfiskuar dhe sekuestruar për të ndihmuar komunitetet është një ide e mirë.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Enver Krasniqi, ka thënë se për herë të parë pas themelimit kanë arritur që vlera e konfiskimeve të kalojë sekuestrimet për 30 për qind.

Për këtë ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë dhe OSBE-në  për ndihmën e vazhdueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë e thonë burimet për “Page Six”, ndërsa Trump po…