Haxhiu: PDK-ja e ka kandidatin më të mirë për kryeministër

06 shkurt 2025 | 22:52

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu “Kamishi”, i cili garon me numrin 109-të,  ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka kandidatin më të mirë për kryeministër.

Ai përmendi nënshkrimin e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe 109  deputetët që votuan pro, përçka ky numër korrespondon dhe me numrin e tij në listën zgjedhore.

“Partia Demokratike e Kosovës ka kandidatin më të mirë për kryeministër!. Bedri Hamza, me numër 1, është zgjedhja e duhur për të ardhmen e Kosovës! A e dini se kur Hashim Thaçi lexoi Deklaratën e Pavarësisë, 109 deputetë votuan pro?. Unë jam numër 109 në listën fituese të PDK-së!. Vota juaj është besim dhe përgjegjësi për mua!”, ka thënë Haxhiu në videomesazhin e tij drejtuar qytetarvë të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip eksploruesish të shpellave çeke ka zbuluar liqenin termal…