Haxhiu për bisedën Kusari-Radojiçiq: Përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e qeverisë

05 qershor 2024 | 12:45

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vepruar njëjtë si shumë kolegë të saj nga partia në lidhje me bisedën telefonike të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, që është publikuar nga “Nacionale”.

Ajo në një deklaratë para mediave, të mërkurën i ka dalë në mbrojtje Kusari – Lilës, duke thënë se kjo është “përpjekje për ta tërhequr vëmendjen nga dështimi për rrëzimin e qeverisë”.

Këto fjalë, ajo i ka thënë duke folur mbi kërkesat për të nisur hetimet ndaj Kusari – Lilës.

“Një opozitë që një terrorist që ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë. Nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët, jo vetëm Radojiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit. Unë mendoj që kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën për rrëzimin  e qeverisë apo shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…