Haxhiu për dënimin e Krivaqës: Gjykim i drejtë për krimin mizor

04 gusht 2023 | 14:48

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar gjykim të drejtë për siç tha ajo, krim mizor vendimin e  Gjykatës Themelore në Ferizaj e cila ka shqiptuar dënimin maksimal ndaj të dyshuarit kryesor, Dardan Krivaqa.

Haxhiu ka thënë se ndërgjegjja kolektive mbase mund të jetë më e qetë, kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet.

Teksa ka uruar që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë profesional duke shqiptuar dënime maksimale.

“Gjykim i drejtë për krimin mizor. Gjykata Themelore në Ferizaj shqiptoi dënimin maksimal ndaj një prej krimeve më mizore të shkaktuara viteve të fundit, dhunës deri në vdekje ndaj Marigona Osmanit nga krimineli Dardan Krivaça dhe bashkëpunëtori në krim, Arbër Sejdiu. Ndërgjegjja kolektive mbase mund të jetë më e qetë kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet. Uroj që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë profesional, duke shqiptuar dënimet më meritore, të pa ndikuara dhe të pa ngarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ndryshe, të premten Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy futbollistët kosovarë Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë grabitur…