Haxhiu: Për herë të parë në Kosovë do të kemi Gjykatë Administrative të Specializuar

23 gusht 2023 | 12:35

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se për herë të parë në Kosovë pas procedimit të projekligjit në Kuvend, do të kemi Gjykatë Administrative të Specializuar.

Sipas saj, kjo gjykatë do të trajtojë të gjithë kontestet administrative dhe ato të punës të cilat vijnë nga sektori privat.

“Për herë të parë në Republikën e Kosovës pas procedimit të projektligjit në Kuvend do të kemi Gjykatë Administrative të specializuar. Për herë të parë do të themelohen divizione të veçanta për trajtimin e kontesteve të punës,  pra divizione të veçanta në kuadër të gjykatave themelore .Gjykata Administrative do të trajtoj të gjitha kontekstes adminditrative dhe ato të punës dhe në anën tjetër divizione te veçanta do të trajtojnë konteste të punës të cilat vijnë nga sektori privat”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se parashihen masa dhe ndryshime ligjore përmes të cilave sipas saj, punëtorëve të sektorit privat do t’i ofrohet ndihmë juridike falas.

“Për herë të parë paradjhihen masa dhe ndryshime ligjore për të ardhmen përmes të cilave punëtorëve nga sektori privat do ti ofrohet ndihmë juridike falas pra ndihmë nga shteti  Parashihen lehtësime në tarifa gjyqësore për punëtorët e sektorit privat e cila do të mudnësojë qasje ë të lehtë në drejtësi”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të…