Haxhiu për mesazhet Kusari-Simiq: Po u del marrja mbi kapuç, zdravo zemlake, zdravo brate
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të mesazheve të reja në mes të Mimoza Kusari – Lila dhe Sllavko Simiqit.
Haxhiu ka thënë se këto biseda, dëshmojnë komplotin kundër Kosovës.
“Përgjimet e publikuara dëshmojnë komplot kundër Republikës së Kosovë. Bandat e LV-së nuk kanë lënë rast pa i denigruar, linçuar luftëtarët e UÇK-së, duke i krahasuar edhe me mercenarë, duke i quajtur kriminel. Nuk duron kjo tokë e larë me gjakun e dëshmorëve e të plagëve të çlirimtarëve përdhosjen, ua qet në shesh fytyrën e vërtetë. Paskan menduar që krimet, hajninë mi fsheh nën kapele, me vazhduar traditën e shefit kur fshihej nën qebe. Po ja që po u del marrja mbi kapuç. – Zdravo zemlake! -Zdravo brate!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.