Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar dështimin e ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë gjatë të hënës.
Ai e quajti “skandaloz” lajmin për mosekzekutimin e pagave duke shtuar se “ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive.“
Postimi:
Duam pagat tona!
Kjo është thirrja e punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës!
Ishte lajm i keq kur u kuptua që Lista e pagave në shëndetësi do të ekzekutohen pa e përfshi pagesën për kujdestaritë dhe ndrrimin e natës, por doli të jetë lajm skandaloz se sot pagat që ekzekutohen nga Buxheti i Kosovës, nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike.
Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive.