Haxhiu për Osmanin: Nuk votojmë presidente përçarëse

18 mars 2021 | 15:49

Bekim Haxhiu është regjistruar sot për të pestën herë radhazi deputet i Kuvendit të Kosovës.

Me këtë, Haxhiu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e voton “qeveri mashtruese dhe presidente përçarëse”.

“Sot për të pestën herë radhazi u regjistrova deputet i Kuvendit të Kosovës. Faleminderit përzemërsisht të gjithë votuesve që më besuan mandatin e 5-të për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke marrë besimin për deputetë pesë herë radhazi me numrin 109, qytetarët vlerësuan punën time dhe më obliguan që të vazhdoj edhe më me përkushtim të punojë në Kuvendin e Kosovës. PDK-ja nuk voton qeveri të mashtruesve dhe as presidente përçarëse që etiketon vendin e vet. Zotohem se do të vazhdojë të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e…