Haxhiu për përgjimet Kusari-Simiq: As unë e as ju s’e keni dëgjuar duke folur me Radojiçiqin

12 korrik 2023 | 12:30

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar audio-inicimet në mes të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe ish-deputetit nga Lista Serbe, Sllavko Simiq.

Sipas Haxhiut, komunikimi në mes të Kusari – Lilës dhe Simiqit është i prerë, i redaktuar dhe i montuar me tendenca të caktuara.

“Ju duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në kuvend, por fatkeqësisht në mënyrën më të keqe, sepse në vend që të përfaqësojë serbët e Kosovës, Lista Serbe që është themeluar nga partitë opozitare sot, i bindet Vuçiqit dhe merret me kërcënime e shtantazhe”.

“E ato që janë publikuar, mendoj që janë publikuar për një arsye të vetme, sepse efekti i tyre ka qenë zero. Pra, Lista Serbe s’ka mundur ta shantazhojë e t’i bëjë presion as shefes së grupit parlamentar të LV-së, sepse po ta kishin efektin e tyre, po të shkonin përpara kërkesat e Listës Serbe, në këtë rast përmes Kusari – Lilës, ato nuk do të publikoheshin”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, ajo ka folur edhe për Milan Radojiçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Kosova, e që në audio-incizimet e publikuara nga “Nacionale”, raportohet se Kusari – Lila ka biseduar rreth 5 herë me të.

“Radojiçiqi si kriminel nuk guxon të hyjë në territorin e Kosovës, sepse po të hyjë ai do të përballet me drejtësinë. Kusari – Lila nuk ka bërë pazare, nuk shantazhohet e nuk mund të frikësohet nga askush”.

“As unë e as ju s’e keni dëgjuar Kusari – Lilën duke folur me Radojiçiqin. Ju po i referoheni Simiqit. Nëse ju i besoni atij, nuk më vjen keq, unë s’i besoj Simiqit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, në…