Haxhiu për rastin e 11-vjeçares: Ka pasur dy dorëheqje, urojmë që të ketë edhe të tjera

04 shtator 2022 | 11:37

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot në Kuvend do dorëzohet dokumenti për Vettingun, duke kritikuar gjyqtarët dhe prokurorët për “neglizhencë, mosveprim dhe pandëshkueshmëri”.

“Po e dorëzojmë në Kuvend një proces me peshë të madhe për ne si qeveri, për shtetin, por më së shumti për qytetarët. Në vazhdimësi jemi dëshmitarë të neglizhencës, mosveprimit dhe pandëshkueshmërisë”, tha Haxhiu.

“Gjyqtarët dhe prokurorët konsiderohen se kanë pagat më të larta në rajon, por, për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të tyre të gabuara, po humbim jetë grash, po dhunohen seksualisht të miturit, po dhunohen fizikisht gratë dhe vajzat, dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar”, u shpreh ajo.

Ministrja tha se reforma në drejtësi mundëson që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional dhe që pasurinë e tyre mund ta justifikojnë”.

Për rastin e 11-vjeçares, Haxhiu tha se presin edhe dorëheqje të tjera, pasi ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet.

“Ka pasur dy dorëheqje, dhe urojmë që të ketë edhe të tjera, pasi siç e  kuptojmë, ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet. Kam kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte prokuoria me kohë, ata persona do arrestoheshim shumë më herët”, tha Haxhiu.

“Duhet të merren veprime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kryer detyrat e tyre”, përfundoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora do të vijë në Tiranë më 6 shtator.…