Haxhiu për tërheqjen e Trustit: Nëse deputetët e mbajnë fjalën, projektligji kalon

16 qershor 2022 | 08:24

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti do të kalojë sot në Kuvend nëse nuk ka presion nga qeveria.

Por, Haxhiu bën  me dije se “pushteti i Kurtit” po ushtron presion mbi deputetët në forma të ndryshme, edhe me largim nga grupi parlamentar.

“Nëse deputetet ndihen të lirë, projektligji për Trustin kalon. Nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputetët e mazhorancës, me arsyetimin se do t’i dënojë deputetët me largim nga grupi parlamentar dhe largim nga koalicioni, ndodh ndryshe”, tha ai.

“Nëse deputetët e mbajnë fjalën dhe nuk bien nën presionin e pushtetit, projektligji kalon. Mbetet të shihet se si do të veprojnë deputetët në Kuvend”, shtoi deputeti i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është mobilizuar sot, ndërsa veteranët e UÇK-së…