
Haxhiu për themelimin e qeverisë: Do të takohemi me grupe parlamentare, përjashtojmë opozitën
31 mars 2025
| 14:53
Ministja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për krijimin e qeverisë së re.
Ajo ka thënë se do të takohen me grupe parlamentare, por ka shtuar se e përjashtojnë opozitën.
“Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t’i kemi”, ka thënë Haxhiu për Kosovapress.
KQZ-ja më 27 mars ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas tyre, LV-ja ka marrë 48 ulëse, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 mandate.