Haxhiu për tollovinë tek “1 Tetori”: Mbaje distancën Albin
14 maj 2021
| 11:01
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas tollovisë së krijuar nga qytetarët tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” duke thënë se Qeveria e Kosovës po dështon edhe në menaxhimin e vaksinimit të qytetarëve.
“Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë? Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve.
Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion.
Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim.# Mbaje distancën Albin”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.