Haxhiu: Për tri vjet u larguan 3 mijë profesionistë shëndetësorë nga Kosova

27 maj 2024 | 12:07

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se nga keqqeverisja aktuale për tri vjet, 3 mijë profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova.

Në këtë kontekst, Haxhiu ka thënë se mjekët janë dëshpëruar.

“Ka ikje të profesionisteve shëndetësorë jashtë vendit dhe nga sektori publik në atë privat, si pasojë e keqmenaxhimit të shëndetësisë nga qeveria. Në tri vitet e fundit deri më sot nga Kosova kanë ikur mbi 600 mjekë, 1 480 infermier dhe mbi 1 000 profesionistë të tjerë shëndetësorë: farmacistë, fizioterapeutë, biokimistë, psikologë, teknikë të radiologjisë dhe teknikë të tjerë mjekësor. Për tri vjet të qeverisë nga Kosova kanë ikur afërsisht 3 000 profesionistë shëndetësor, humbje e madhe për sistemin shëndetësor. Kjo është pasoje keqqeverisjes, dëshpërimit dhe zhgënjimit të profesionisteve shëndetësor”, ka thënë Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi Special i Bashkimit…