Haxhiu për vdekjen e 18-vjeçares: Dhuna e këtyre përmasave duhet të luftohet pareshtur

23 gusht 2021 | 12:13

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se një 18-vjeqare ka vdekur pas dhunimit nga dy meshkuj në Ferizaj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se dhuna e këtyre përmasave është alarm që duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave.

 

Postimi i plotë i Haxhiut:

Dje nga mediat mësuam se një tjetër dhunim ndaj një vajze të re 18 vjeçare ka përfunduar me fatalitet.

Dhuna e këtyre përmasave është alarm që duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, t’i trajtojnë me prioritet e me seriozitetin maksimal rastet e tilla, kurse dhunuesit të vihen përballë drejtësisë.

Inkurajimit të qytetarëve për të raportuar dhunën, duhet t’i përgjigjemi me veprime konkrete, në gjetjen e dhunuesve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë.

Është e domosdoshme të veprojmë, pa vonesa, e me përkushtim maksimal.

Cenimi i lirisë, qoftë përmes ngacmimeve seksuale, shantazheve e deri te dhuna ndaj grave apo kujtdo tjetër, është e papranueshme dhe si e tillë duhet të trajtohet, pa kompromis ndaj dhunës, e me dënimin e merituar ndaj dhunuesve.

Ky fenomen duhet të luftohet pareshtur. Dhuna nuk mund të normalizohet, si rrjedhojë duhet të dënohet ashpër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva përveç Milanit po e…