Haxhiu për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë e vlerësojnë situatën, qeveria vendos

12 prill 2023 | 15:50

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për mundësinë e mosmbajtjes së zgjedhjeve në veri të Kosovës më 23 prill.

Sipas saj, u mbetet institucioneve të sigurisë që të vlerësojnë situatën, e më pas qeveria do të marrë vendim për zgjedhjet.

“Sa i përket zgjedhjeve në veri, ne i bindemi kërkesave të KQZ-së dhe vendos në bazë të rekomandimeve të institucioneve të sigurisë. Në momenti që do të kemi informacione të tilla, atëherë do të japim qëndrimin tonë. Në momentin që institucione e sigurisë do të thonë që nuk duhet të mbahen zgjedhjet, atëherë qeveria do të vendos”, ka thënë ajo në një konferencë për media, raporton “EO”.

Sa i përket plagosjes së qytetarit serb në veri, ministrja Haxhiu, ka sqaruar se Policia e Kosovës ka bërë një punë të jashtëzakonshme për këtë rast.

“Policia e Kosovës është për të ofruar mbrojtje për qytetarët. Katër policë janë suspenduar, të katër zyrtarë policorë janë në mbajte, njëri nga ta për tentim-vrasje dhe tre të tjerë për mosraportim të tentim vrasjes”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
everia e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt…