Haxhiu: Për zhvillimin e sportit do të jem këmbëngulës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu që ishte propozues i Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, ka thënë se do të jetë këmbëngulëse gjithmonë për zhvillimin e sportit.
“Urime sportistë, artistë, rini dashamirëse të sportit, artit e kulturës. Faleminderit kolegë deputetë që votuat për amendamentin 5 të propozuar nga unë që mundëson harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave”, ka thënë Haxhiu.
“Më meritorët për këtë janë sportistët tanë të cilët po arrijnë rezultate kulminante në arenat sportive dhe me sukseset e tyre i bënë të gjithë deputetët të reflektojnë për zhvillimin e sportit. Sa herë flitet për zhvillimin e sportit do të jem këmbëngulës dhe do t’i përkrahi gjithmonë e sa herë të kem mundësi”, ka shtuar Haxhiu.
/Epoka e re/