Haxhiu: Po e shkatërrojnë shtëpinë e përbashkët, para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël
28 janar 2018
| 23:47
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë njëfarë mënyre se krahu që po e sulmon lëvizjen nga brenda, do të themelojë parti të re.
“Po duket që qëllimi i atyre që po e luftojnë e sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga brenda, është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël..”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.
Haxhiu bën pjesë në grupin që përkrah Albin Kurtin.