Haxhiu: Pozita e ministrit të Shëndetësisë, peng i grupeve të interesit në LV dhe ‘Guxo’

18 nëntor 2022 | 13:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër qeverinë për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Haxhiu ka thënë në Kuvend se Kurti s’po merr vendim për emërimin e ministrit të ri sepse sipas tij ka mbetur peng i grupeve të interesit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Guxo.

Ai ka thënë se Komiteti për Shëndetësi është themeluar për ta përzënë ish-ministrin Rifat Latifi në ShBA.

“Albin Kurti s’merr vendim me emëruar një ministër të Shëndetësisë, sepse ka mbetur peng e grupeve të interesit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo. Komiteti për Shëndetësi u themelua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, dhe kjo dëshmohet sepse pas dorëheqjes së tij, më nuk u mbajt asnjë mbledhje nga komiteti”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka kohë që nuk…