Haxhiu pranon detyrën e ministres së Drejtësisë
04 shkurt 2020
| 14:22
Ministri i deritanishëm i Drejtësisë Abelard Tahiri, zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën ministres së zgjedhur të kësaj ministre, Albulena Haxhiut.
Me këtë rast, Haxhiu është zotuar se do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës, konkretisht me Komisionin për Legjislacion.
Po ashtu, ajo është zotuar se do të bashkëpunojë edhe me shoqërinë civile, si dhe se do të jetë transparente ndaj medieve.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur dje ministre e Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti.