Haxhiu pranon detyrën e ministres së Drejtësisë: Do të bashkëpunojë më të gjithë, pa dallim
Albulena Haxhiu ka pranuar detyrën e ministres së Drejtësisë nga ministri i deritashëm i kësaj ministrie, Selim Selimi.
Pas pranimit të detyrës, Haxhiu ka thënë se është e vetëdijshme për sfidat që e presin dhe se do të bashkëpunojë më të gjithë
“Ja kemi zgjatur dorën qeverisjes së kaluar, dhe normalisht që do punojmë bashkërisht pa dallime partiake”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa ish-ministri Selim Selimi, ka thënë se është bërë punë e madhe në Ministrinë e Drejtësisë.
Ai ka thënë se ndihet mirë që Haxhiu është zgjedhur ministre e Drejtësisë.
“Jam i lumtur që kjo qeveri ka zgjedhur për ministre znj.Haxhiun sepse ka përvojë në këtë fushë dhe i njeh shumë mirë gjërat, dhe e di që do punojë shumë në këtë drejtim. Në këtë ministri është punuar mjaftueshëm dhe akoma më shume besoj që do punohet tashmë edhe nga ministrja Haxhiu”, është shprehur Selimi.