Haxhiu pret ambasadorin amerikan, biseda fokusohet në sundimin e ligjit

14 shkurt 2022 | 14:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ministrja Haxhiu duke i uruar mirëseardhje e informoi ambasadorin Hovenier për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim.

Ambasadori Hovenier, e njoftoi ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisja e mirë.

Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina mund të heqë dorë nga qëllimi i saj për…