Haxhiu pret në takim drejtorin e AKK-së, flasin për bashkëpunimin e dyanshëm

09 mars 2022 | 17:04

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, me të cilin ka diskutuar kryesisht rreth kompletimit të legjislacionit në fushën e deklarimit të pasurisë, po ashtu edhe për adresimin e udhëzuesit për sinjalizimin.

Ministrja Haxhiu ka adresuar nevojën e përfshirjes së AKK-së në draftet e projektligjeve për deklarimin e pasurisë si dhe për Agjencinë për parandalimin e korrupsion të cilat janë për shqyrtimin pranë Kuvendit.

Sipas Buleshkajt, kompletimi i legjislacionit antikorrupsion si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në mes institucioneve u konsiderua i vlefshëm po aq sa i domosdoshëm edhe në kuadër të fushëveprimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të të dy institucioneve me qëllim të fuqizimit dhe zbatimit të ligjeve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme polake të martën ka thënë…