Haxhiu prezanton shifra alarmante: Për tri vjet mbi 3 mijë profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se profesionistët shëndetësorë janë duke ikur nga vendi.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se për tri vjet mbi tre mijë profesionistë shëndetësorë e kanë lëshuar vendin.
Sipas tij, nëse vazhdon një trend i tillë, sistemi shëndetësorë do të kolapsojë.
“Për tri vjet mbi 600 mjekë, mbi 2500 infermierë, fizioterapeutë, teknikë të radiologjisë, teknikë mjekësorë kanë ikur. Pra, janë më shumë se 3 100 profesionistë shëndetësorë që kanë ikur nga Kosova në tri vitet e fundit. Kjo është shumë shqetësuese. Nëse ky trend vazhdon me këto shifra alarmante të ikjes së profesionistëve shëndetësorë, sistemi ynë shëndetësor do të kolapsojë. Prandaj është koha që koka të kthehet nga shëndetësia jonë, sa nuk është bërë tepër vonë”, ka thënë Haxhiu.