Haxhiu: Prokuroria nuk e fton Ramush Haradinajn pasi dalin lidhjet e tij me Serbinë
30 dhjetor 2024
| 14:18
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë një deklaratë të çuditshme në konferencë për media.
Ajo e ka akuzuar Ramush Harardinajn për lidhje me Serbinë. Sipas tij, kjo është arsyeja pse ai nuk ftohet nga Prokuroria.
“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiq”, ka deklaruar Haxhiu para gazetarëve.