Haxhiu: PSD-ja të përfshihet në Qeveri

24 prill 2020 | 22:14

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të qeverisë së re të vendit, që pritet ta formojë Lidhja Demokratike e Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

Haxhiu ka vlerësuar se edhe Partia Socialdemokrate, që në zgjedhjet e 6 qershorit garoi në koalicion me AAK-në, duhet të përfshihet në koalicionin e ri.

Haxhiu ka thënë në “T7”, se “është e pandershme nga AAK që njëri post të mos i takojë PSD-së. Duhet ta kenë një njeri të PSD’së, që di të ballafaqohet me Lëvizjes Vetëvendosje, brenda parlamentit dhe jetës publike”, është shprehur Haxhiu.

Aktualisht, sipas Haxhiut, PSD-ja, që s’është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, “është e kufizuar t’i kundërvihet çfarëdo sjelljeje të Vetëvendosjes kur të kalojë në opozitë”.

Haxhiu ka sugjeruar që shefi i PSD-së, Dardan Molliqaj, të bëhet ministër i Punëve të Brendshme.

“Molliqaj të ishte ministër i Rendit, do të kishim ballafaqim të jashtëzakonshëm, interesant”, ka thënë ai. s, mbi bazën e mandatit që kësaj partie ia ka ofruar presidenti Hashim Thaçi, edhe pse letra e tij nuk është bërë ende publike.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur se do ta kontestojë formimin e kësaj qeverie përmes Gjykatës Kushtetuese, sapo të bëhet publike letra apo shkresa zyrtare e presidentit.

Aktualisht, LDK-ja ka marrë miratimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e koalicionit, kurse është në pritje të përgjigjeve zyrtare edhe nga Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë nga pakicat tjera.

Por, pavarësisht se nga partitë tjera ende nuk ka marrë qëndrimin zyrtar, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që, mbase javën e ardhshme, koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Për miratimin e qeverisë në kuvend kërkohen të paktën 61 vota për, të deputetëve.

LDK-ja ka 28 deputetë. Por, 4 prej tyre, edhe sipas deklaratave të vetë zyrtarëve të LDK-së, mbeten në pikëpyetje nëse do ta mbështesin qeverinë e re, ku bën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

AAK-ja ka 13 deputetë, Lista Serbe 10, Nisma Socialdemokrate 4 dhe Aleanca Kosova e Re 2 deputetë. Mbetet po ashtu i paqartë numri i votave nga pakicat joserbe, që përbëjnë 10 deputetë, por 4 prej tyre nuk janë pjesë e grupit 6 Plus, që i përfaqëson këto komunitete në Kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
34 raste të reja janë konfirmuar sonte në Kosovë, duke…