Haxhiu: Pse duhet t’i ‘vizatohemi’ Serbisë në Bruksel?
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk duhet të ketë dialog me Serbinë pa vlerësimin e dialogut të deritashëm dhe pa i qartësuar kërkesat e Kosovës.
“Është vet Hashim Thaçi që i ka bërë dëme Kosovës dhe deputetët janë ata që duhet ta ndalin për të mos udhëhequr dialogun përfundimtar me mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet ta dijë se me dialog të udhëhequr nga Thaçi, do të prodhojë pasoja të mëdha për vendin.
“Unë nuk i kuptoj as Hashim Thaçin, as Qeverisë që marrin yrysh sa herë që Serbia ka nevojë. Pse duhet të vizatohemi Serbisë në Bruksel pa e bërë një vlerësim të dialogut, pa vendosur kushte, pa i diskutuar synimet e Kosovës dhe pa i qartësuar kërkesat e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se dialogu i deritashëm ka sjellë Listën Serbe në Kuvend dhe ka bërë amnisti për strukturat serbe në veri të Kosovës.