Haxhiu: Puna ka ngecur tek nënshkrimi, Kurti do sot, Vuçiq ka dalë me propozim të ri

18 mars 2023 | 20:38

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka folur për diskutimet që po ndodhin në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Haxhiu ka thënë se çështja ku kanë ngecur palët është tek çështja e nënshkrimit.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon që nënshkrimi të vendoset sot që të zyrtarizohet dokumenti, derisa Aleksandër Vuçiq ka dalë me një propozim të ri.

Haxhiu thotë se presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vendos Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes për të dy palët.

“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vuçiq ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

Kryeministri Albin Kurti qysh në takimin e 27 shkurtit ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar propozimin franko-gjerman. Sot në Ohër kanë vazhduar diskutimet për aneksin e implementimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo nuk beson se do…