Haxhiu pyet pushtetin: Arratisja e Marko Roshiqit, a u bë me koordinim a pa koordinim?
10 korrik 2024
| 11:57
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kritikuar qeverinë Kurti, për arratisjen nga drejtësia të dyshuarit Marko Roshiq për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Haxhiu ka publikuar bisedën e shefes së deputetëve të LV-së, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Milan Radojiçiq.
“Arratisja e Marko Roshiqit nga burgu, a u bë me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.