Haxhiu: PZAP-i, institucion joserioz dhe i ndikuar
11 nëntor 2019
| 17:33
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur joserioz dhe të ndikuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka marrë vendim për numërimin e 1472 vendvotimeve.
:Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht. Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/