Haxhiu: Qeveria e mirëpret rezolutën e Shqipërisë për raportin e Dick Martyt

23 korrik 2022 | 16:12

Qeveria e Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi ne raport rezolutën që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Martyt, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe shtoi se nuk e di nëse rezoluta do të ketë apo nuk do të ketë ndikim “për shkak që se është herët të flitet për këtë”.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar unanimisht, me 125 vota të deputetëve, rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.

Në konferencën për media të 23 korrikut, ajo tha se është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Hagë të respektohen.

“Arsyeja që po e them këtë është që kemi pasur shqetësime se të drejtat e tyre po shkelen”.

DREJTPËRDREJT

Haxhiu: Qeveria e mirëpret rezolutën e Shqipërisë për raportin e Dick Martyt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një konference për media. Prishtinë, 18 qershor 2022.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një konference për media. Prishtinë, 18 qershor 2022.

Qeveria e Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi ne raport rezolutën që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Martyt, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe shtoi se nuk e di nëse rezoluta do të ketë apo nuk do të ketë ndikim “për shkak që se është herët të flitet për këtë”.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar unanimisht, me 125 vota të deputetëve, rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.

Në konferencën për media të 23 korrikut, ajo tha se është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Hagë të respektohen.

“Arsyeja që po e them këtë është që kemi pasur shqetësime se të drejtat e tyre po shkelen”.

“Sa i përket mekanizimit mbikëqyrës, pas vizitës që ka pasur Kryetari i Kuvendit [Glauk Konjufca], pas vizitës që kam pasur unë, tani kjo çështje është në kuadër të diskutimeve institucionale dhe ende nuk mund të them se cila është zgjidhja për këtë, por ju garantoj që jemi ne diskutime me institucionet e Kosovës për ta adresuar këtë çështje”, tha ajo.

Por, Haxhiu tha se Gjykatën Speciale e kanë gjetur si fakt të kryer dhe se Qeveria aktuale nuk mund të mbahet përgjegjëse.

“Mund të mbahen [përgjegjës] vetëm ata që në atë kohë ua kishin ndrydhur duart deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe fatkeqësisht janë pikërisht ata që sot hedhin akuza në drejtim te Qeverisë sonë”, tha ajo.

E pyetur se a kanë dallime sa i përket Speciales me Presidencën, ajo tha se “ju lë juve të gjeni dallimet nëse ka të tilla”, duke shtuar e secili institucion i di përgjegjësitë që ka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është ndier…