Haxhiu: Qeveria është vënë në mbrojtje të Radojiçiqit dhe Vuçiqit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se me urdhrat e tij, u publikuan statuse nëpër rrjete sociale që ishin kundër protestës së veteranëve të mbajtur një ditë më parë.
“Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojiçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së.
Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së.
Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë.