Haxhiu: Qeveria Haradinaj i kuptoj seriozisht kërkesat e mësimdhënësve të viteve të ’90-ta
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka uruar mësimdhënësit e viteve të ’90-ta për miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka pesë vite që e ka pritur miratimin e këtij ligj.
“Urime Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. Kuvendi votojë këtë ligj të cilin e pritem mbi 5 vjet që Qeveria të sjellë në Kuvend, duke u obliguar nga Komisioni parlamentar për arsim që në muajin prill 2013. Këtë kërkesë e kuptoj seriozisht Qeveria Haradinaj, duke planifikuar edhe buxhetin në 2019-tën. Urime më në fund mësimdhënës të dashur!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/