Haxhiu: Qeveria po bën pazare me vendin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu vonesën shumë orëshe të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e ka quajtur pazar të pistë të qeverisë.
Seanca që ishte paraparë të fillonte në orën 9 të mëngjesit e që në rend dite pati miratimin e një propozimi qeveritar për ekipin negociator në dialogun me Serbinë, nuk ka filluar ende.
Haxhiu përmes një statusi në profilin e vet në “Facebook” bëri thirrje për angazhim në largimin e qeverisë që sipas saj po bën pazare me vendin.
“Janë të panumërta skenat e tilla të turpit kur me orë të tëra janë sillur vërdallë nëpër korridoret e Kuvendit për të bërë votat për të votuar diqka në dëm të vendit. Edhe sot po ndodh njësoj. Kanë kaluar afër 10 orë me pazare të pista!Qeveria e pakicës e ka vendosur vendin në pazar andaj duhet të angazhohemi për t’a hequr sa më pare”, shkroi Haxhiu.
Kuvendi fillimisht kishte shkuar në pauzë deri në orën 16 e 30, më pas pauza ishte shtyrë për në orën 18 e 30 dhe punimet nuk janë rikthyer ende.