Haxhiu: Qeveria sot vaksinoi 4 ministra, qytetarët pyesin se ku mbetën vaksinat e blera

08 korrik 2021 | 23:41

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti që janë vaksinuar sot, derisa tha se ende qytetarët pyesin se ku mbetën vaksinat Pfizer.

Haxhiu, tha se qytetarët janë duke pyetur se ku mbetën 1,2 milion vaksina Pfizer të blera nga Qeveria.

Ndërsa pyeti Qeverinë se përse Ministria e Shëndetësisë, e ka klasifikuar si dokument sekret kontratën e blerjes së vaksinave Pfizer.

“Sukses” i madh i Qeverisë, sot 4 ministra janë vaksinuar! Qytetarët po pyesin ku mbetën 1,2 milion vaksina Pfizer të blera nga Qeveria? Pse kontratën e blerjes së vaksinave Pfizer, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e ka klasifikuar si dokument sekret?”,shkroi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet e natës bashkë me disa nga këngëtarët e estradës…