Haxhiu, qeverisë: Kështu bëjnë të gjithë hajnat, vjedhin dhe zhduken – prokuroria t’i hetojë

14 mars 2024 | 14:45

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i hetojë tenderët njëburimor, për të cilët është diskutuar në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se korrupsioni ka adresë dhe është drejtuar ka pjesa ku ulen kabineti qeveritar, ku aktualisht nuk ndodhet as kryeministri e as ministrat.

“E ftojmë Prokurorinë e Shtetit, që të gjitha këto që po i flasim, jam i gatshëm me i argumentuar edhe me fakte, shumicën edhe i kanë në dokumente zyrtare të nënshkruara brenda ministrive.  Korrupsioni ka adresë, prokuroria duhet ta hetojë dhe ai është këta që s’janë sot këtu. Se qështu hajnat bëjnë gjithë, vjedhin edhe zhduken”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se gjatë debatit parlamentar për kontratat njëburimore, deputetët e shumicës parlamentare – Vetëvendosje dhe ministrat e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e…