Haxhiu: Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi, u bën milionerë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar komision hetimor parlamentar për pandeminë sepse sipas tij në Qeverinë Kurti, ka pasur vjedhje gjatë pandemisë.
Haxhiu ka kritikuar qeverinë e kaluar se ka bërë manipulime me shifra ndaj Covid-19.
“Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi. Ata që ishin në partinë në pushet (VV) liroheshin nga karantina. U bënë milionerë në pandemi. Kontraktuan më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompania e afërt me LV-në kishte dy punëtorë që u kontraktua, dhe ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata”, ka thënë Haxhiu, duke kritikuar Qeverinë Kurti e cila sipas tij ka lejuar ndërhyrjen e sistemit serb në shëndetësinë vendore.
“Është vjedhur prej maskave, dorëzave, paracetamolave, me kontrata të dyfishta e deri në thasë për kufoma”, ka deklaruar Haxhiu.