Haxhiu: Qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë, duke lejuar shkeljen e sovranitetit në veri të Kosovës

08 korrik 2020 | 11:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria po i nënshtrohet Serbisë, ndërsa është mashtruese me qytetarët e Kosovës.

Sipas Haxhiut qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë, duke lejuar shkelje të sovranitetit në veri të vendit.

“Nga dje ‘Krizni Shtab’ i Veriut në koordinim me Beogradin ka caktuar orë policore në komunat veriore të Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00. Për këtë vendim fare nuk janë pyetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, të cilat po nënshtrohen këtij vendim të Serbisë. Një situatë e njejtë kishte ndodhur edhe në Qeverinë Kurti, kur Qeveria e Serbisë kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore në veri në koordinim me këtë ‘Krizni Shabin’ e veriut, ndërsa Qeveria Kurti i ishte nënshtruar një vendimi të tillë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i Haxhiut:

Qeveri të nënshtrimit ndaj Serbisë dhe mashtruese ndaj qytetarëve të Kosovës

Qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë, duke lejuar shkelje të sovranitetit në veri të vendit.

Nga dje “Krizni Shtab” i veriut në koordinim me Beogradin ka caktuar orë policore në komunat veriore të Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00. Për këtë vendim fare nuk janë pyetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, të cilat po nënshtrohen këtij vendim të Serbisë.

Një situatë e njejtë kishte ndodhur edhe në Qeverinë Kurti, kur Qeveria e Serbisë kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore në veri në koordinim me këtë “Krizni Shabin” e veriut, ndërsa Qeveria Kurti i ishte nënshtruar një vendimi të tillë.

Qeveria Kurti kishte shkuar edhe më larg me nënshtrim ndaj Serbisë, sa që kishte pranuar 200 “profesionistë shëndetësor” nga Serbia për të monitoruar situatën e pandemisës në Kosovë dhe kishte pranuar 1000 teste donacion nga Serbia, duke ndihmuar Vuçiqin e Serbinë të prezantohen si shumë “human” në mediat botërore.

I proklamuar koalicioni i shpresës po na del të jetë koalicion i mashtrimit dhe nënshtrimit ndaj Serbisë.

Apeloj që sa me shpejtë të miratojmë Ligjin Anti-COVID-19, i cili do të jetë i zbatueshëm për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj një rezolute të Këshillit…